Goran Bregoviç vlerësohet me çmim në “Balkan Music Award 2011”
Goran Bregoviç do të jetë në Bullgari për të qenë pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve të muzikës ballkanike në “Balkan Music Awards 2011”. Këngëtarit serbo-kroat do t’i jepet këtë vit çmimi “Për kontribut në zhvillimin e muzikës ballkanike”. Një vit më parë ky çmim iu dha këngëtares greke Anna Vissi. Më 4 qershor ai do të ndezë sheshin Batneberg me orkestrën e tij “Weddings and Funerals Band” (Banda e martesave dhe funeraleve), cila ngërthen lumturinë dhe dhimbjen, dashurinë dhe urrejtjen, lindjen dhe vdekjen. Goran Bregoviç ka lindur në Sarajevë nga një nënë serbe dhe baba kroat. Pas disa vjetësh studime për violinë, Gorani formon grupin e tij të parë “The Uhite Button” në moshën 16-vjeçare, grup që luante rock n’roll. Pas 15 vjetësh në këtë grup, Gorani u kthye në idhullin e muzikës së llojit të tij në vendet e Europës Lindore. Arti i tij është shumë i njohur jo vetëm në Ballkan por edhe në të gjithë Europën. Në fund të viteve ’80 Bregoviç u bë sidomos i njohur në filmin e regjisorit të njohur boshnjak Emir Kusturica, “Times of the Gypsies” (Kohë ciganësh). Pas luftërave në Jugosllavi, ai qëndroi në Paris. Bashkëpunimi i tij trevjeçar me regjisorin e njohur boshnjak Ermir Kusturica shënon dhe mjaft filma të tjerë si “Underground”, film me të cilin ka fituar “Palmën e Artë” në vitin 1995, “Arizona dream” etj. Koncertet e tij kanë qenë të shumta në Romë, në Shën Pjetër, ku është pritur nga mbi 500 mijë vetë, më pas në Meksikë, Amerikë, Kanada dhe gjithë Europën. Për herë të parë ai erdhi në Shqipëri në vitin 2006, ku dha një koncert recital, i cili pas entuziazmit në sallën e Kongreseve pasoi me polemika.