Mou s’heq dorë: Reali në sulm! Guardiola rreshton të njëjtët
Reali në sulm, ndonëse rrezikon të humbasë 5-0. Por Murinjo nuk paska ndërmend të bëjë më pyetje retorike si e famshmja “Por que?”, por e ka ndarë mendjen: i eliminuari është i eliminuar, pak rëndësi ka sesa gola pëson! Parë në këtë këndvështrim, portugezi ka befasuar të gjitha hamendësimet e mediave, kur ka hedhur në fushën e lojës po ata elementë, të cilët u shpartalluan 5-0 në “Camp Nou” fazën e parë. Ndryshimi i vetëm është Arbeloa në vend të Ramosit të pezulluar. Të tjerët nuk kanë lëvizur aspak. Rreshtimi është i njëjtë 4-2-3-1 dhe dyshimi i vetëm ka të bëjë me sulmuesin e vetëm që do të mbështetet nga trioja e zakonshme Di Maria, Ozil e Ronaldo. Adebajor e Benzema janë në balotazh, por togolezi deri më tani është i favorizuar ndaj francezit. Në mesfushën me 2 shkatërrues, do të jenë Alonso dhe Diarra ata që do të përpiqen të ndalin vrullin e Mesit me shokë. Tjetër detyrë për portugezin është të ndalë vrullin e kritikave që kanë rënë mbi të ditët e fundit. Në Madrid Mou ka bërë shumë të pakënaqur me paraqitjen e fundit (e njëjtë me dy të parat e këtyre katër përballjeve, port e dy të parat arriti një barazim e një fitore në kohën shtesë), madje duke irrituar dhe tifozërinë, e cila në masën 70 % nuk e përkrahin punën e “Special One”, sipas një sondazhi të “Marca”. Ndaj, parë këtë situatë të nderë, Murinjo e ka ndarë mendjen: o të arrijë një kualifikim historik duke përmbysur humbjen 0-2 të ndeshjes së parë, o të koleksionojë humbjen e tretë në 5 përballje këtë sezon me Barcelonën.
Nga ana tjetër, ata që janë shumë të qetë, janë padyshim lojtarët e Barcelonës. Sikundër dhe Mou, Guardiola i la në stol xhevahirët e tij për të mos shpenzuar energji e për të qenë gati për “El Clasico V” në një kampionat të tejngopur me kryesfidën e botës së futbollit. Mesi do të kërkojë të thellojë rekordin e tij, që ka shkuar në 52 gola në këtë sezon, më shumë se askush tjetër. Mundësitë janë sepse Guardiola nuk heq dorë nag skema e tij e lojës. Por, sot parashikohet një rokadë mes Buskets dhe Maskeranos, me spanjollin të spostuar në qendër të mbrojtjes dhe argjentinasin në mesfushë. Sidiqoftë, gjatë 90 minutave alternimi i këtyre të fundit do të jetë i shpeshtë. Vija e Pedro nga krahët, që do të kërkojnë të djegin me shpejtësinë e tyre Arbeloan e Marselon.
Gjykon De Bleker, nisin akuzat
Gjatë deklaratave të famshme të të mërkurës së shkuar, Zhozë Murinjo ka cituar katër gjyqtarë që kanë favorizuar Barçën në të shkuarën. “Përse Stark, Ovrebo, Busaka, De Bleker?” Ky i fundit kishte përjashtuar Motën gjatë gjysmëfinales së kthimit të sezonit të shkuar të Champions, çka e tërboi nga inati trajnerin portugez. “Murinjo nuk e do gjyqtarin që do të arbitrojë”, titullohet “Marca”, ndërsa “AS” flet për një njeri të veshur me të zeza, “djallëzor” sipas Murinjos, por duke qenë se gjithkush shikon aty ku i dhemb, “El Mundo Deportivo”, nuk harron të shkruajë se gjatë asaj gjysmëfinaleje të famshme, kur gjyqtari belg ka anuluar një gol të rregullt të Bojan.