Gorbaçov: Rikandidimi i Putin, rrugë pa krye

Lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikael Gorbaçov, e konsideron si një rrugë pa krye rikandidimin e Vladimir Putin si president. Gorbaçov ka paralajmëruar se Rusia do të humbasë edhe gjashtë vite të tjera, nëse Putin do të bëhej edhe një herë president duke shprehur dyshimin se këto lëvizje mund të sillnin ndonjë ndryshim.
“Ne mund të supozojmë se nuk do të ketë asnjë hap përpara nëse këto nuk janë lëvizje serioze për ndryshimin e të gjithë sistemit, pa këtë ne mund të humbasim gjashtë vite, ndaj mendoj se presidenti i ardhshëm duhet të mendojë seriozisht për këtë”, u shpreh Gorbaçov për gazetan opozitare “Novaya Gazeta”.
Deklarata e liderit historik të Bashkimit Sovjetik, erdhi pasi Medvedev shpalli kandidaturën e Putin për president të ardhshëm të Rusisë, në zgjedhjet e radhës, ndërsa presidenti aktual Medvedev do të zinte postin e Putin, aktualisht kryeministër i vendit.
Kritikët tregohen të shqeptësuar lidhur me këtë levizje brenda llojit në politikën ruse, duke deklaruar se nuk është pushteti do të mbetet sërish në duart e partisë rusia e bashkuar.
Por edhe vetë rusët tregohen pesimistë lidhur me situatën e tyre në vend. Sipas një ankete bërë muajin e kaluar, 54 për qind e pjesëmarrësve thanë se zgjedhjet parlamentare të dhjetorit do të jenë artificiale. Gjysma e rusëve mendojnë se korrupsioni në kohën e Vladimir Putinit është përkeqësuar në krahasim me paraardhësin e tij, Boris Yeltsin.
Që prej vitit 2000, kur Vladimir Putin erdhi në pushtet, rregullat në politikën ruse janë kufizuar gjithnjë e më shumë.
Putin u dha fund zgjedhjeve të drejtpërdrejta për guvernator, senatorë dhe shumicën e bashkiakëve, e vuri televizionin nën kontrollin e Kremlinit. Gjithashtu këto zgjedhje paralmentare nuk do të kenë opozitë, do të marrin pjesë shtatë parti, besnike të pushtetit dhe partia komuniste. Nga këto vetëm tre kanë shanse të hyjnë në parlament.