E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev “ultimatum”, ministrit të Financave

Presidenti rus, Dimitri Medvedev, i ka dhënë ultimatum ministrit të Financave, Aleksej Kudrin, të vendosë nëse do ose jo të mbajë postin.
Kudrin, i cili jashtë vendit është vlerësuar si garantues i stabilitetit ekonomik të Rusisë gjatë 11 viteve, tha se do të refuzojë të shërbejë në qeverinë e ardhshme, po qe se ajo do të udhëhiqej nga Medvedevi.

“Nëse nuk jeni dakord me politikën e presidentit, e cila ekzekutohet nga qeveria, atëherë ju keni një mundësi, të jepni dorëheqjen”, citohet të ketë porositur Medvedevi, Kudrinin.
 

Të shtunën është bërë publikuar lajmi se Dimitri Medvedev dhe Vladimir Putin do të ndërrojnë rolet pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›