E Diel, 1 Nëntor 2026

Gorbaçov kritikon arrogancën zgjedhore të Putin

Ish lideri sovjetik, Mihail Gorbaçov, akuzoi sot presidentin Dimitri Medvedev dhe kryeministrin Vladimir Putin për arrogancë, lidhur me planin e tyre që ata të vendosin se kush do të garojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Medvedev dhe Putin disa herë kanë ripërsëritur se do të ulen dhe privatisht do të vendosin se cili do të duhej të garojë në zgjedhjet e 2012-tes.

Por Gorbaçov, i cili në 2 mars mbush 80 vjet, tha se një vendim i tillë do të ishte në kundërshtim me të gjitha normat demokratike.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›