E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje liber i ri rreth perpjekjeve per te zgjatur jeten

Njerezit prej kohesh kane enderruar te behen te pavdekshem ose qe ti zgjasin sa me shume vitet e jetes se tyre. Pikerisht per kete teme flet ne librin e tij autori Xhonathan Uiner i cili ka eksploruar shkencen dhe pseudoshkencen e zgjatjes se jetes ne librin e tij Ta duash kete bote shkenca e cuditshme e pavdekesise. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Mike OSullivan bisedoi me shkrimtarin i cili shtron pyetjen ne se zgjatja jetes eshte dicka e mundur apo thjesht nje deshire.

Asgje ne natyre nuk eshte e pavdekshme por disa lloje gaforresh jetojne per shekuj me radhe ndersa nje krijese e vogel uji e quajtur Hidra jeton shume gjate te pakten deri sa thahet uji i pellgut ku ajo qendron. A mund te arrijne te jetojne po aq gjate njerezit Autori Xhonathan Uiner thote se ata gjithmone e kane enderruar kete gje.

Ne se i hedh nje veshtrim nje numri te madh qyteterimesh ato jane perpjekur per pavdekesi. Adami dhe Eva me mollen e ndaluar perandoret ne Kine Gilgameshi ne Babiloni e keshtu me radhe Edhe ne mitologjine greke Herkuli me trimerine dhe bemat e tij perpiqej vazhdimisht te sfidonte vdekjen. Sepse ne nje fare menyre kjo eshte detyra jone paresore si qenie te vdekshme.

Autori thote se perpjekjet per te qene gjithmone te rinj jane te njohura per disa njerez te shquar. Ne fillim te shekullit te 20-te disa njerez besonin se nderhyrjet kirurgjikale mund tua rigjalleronin forcen dhe energjine.

Sigmund Frojdi dhe poeti i madh Uilliam Batler Yeats dihet qe kane shkuar tek kirurgu per tu rinuar ne moshe te shkuar. Operacioni e rinoi poetin Yeats. Ai ne fakt pati nje lloj lulezimi duke shkruar me shume poezi dhe ne Dublin e quanin plaku i rinuar. Ne rastin e Frojdit nuk dihet mire rezultati i operacionit. Babai i psikoanalizes i shmangte bisedat per kete ceshtje.

Autori Xhonathan Uiner thote se shkencetaret nuk jane te sigurt se sa mund te zgjatet jeta e njerezve dhe se ata thjesht debatojne per menyren me te mire per ta zgjatur ate. Disa perqendrohen ne probleme te vecanta te pleqerise si kanceri alxajmeri semundjet e zemres te tjere perpiqen te gjejne arsyet perse trupi i njeriut degradon deri ne nivelin e qelizave. Ne fakt gjate shekullit te fundit thote autori jeta eshte zgjatur dhe mesatarisht tani njerezit jetojne disa dekada me gjate se sa gjysherit e tyre.

Tanis nje numer me i madh njerezish kapin moshen 100 vjecare. Por perseri disa njerez nuk arrijne te behen as 80 vjec dhe 100-vjecaret jane nje pjese teper e vogel e popullsise.

Shkrimtari thekson se zgjatja e jetes ne shekullin 21 po krijon tensione sociale duke i kundervene te rinjte me te moshuarit ne debate per taksat shpenzimet publike dhe moshen e daljes ne pension ne Evrope dhe gjetke.

Ai shtron edhe pyetje te tilla si cdo te ndodhte me shumefishimin e popullsise ne se ciftet do te lindin fecmije per 100 vjet Apo cila do te ishte pasoja e jetegjatesise ne se disa shoqeri do te udhehiqeshin nga njerez te moshuar dhe te keqinj.

Imagjinoni sikur Mao Ce Duni apo Stalini te kishin jetuar edhe 50 apo 60 vjet te tjere. Apo nese Hitleri do te kishte patur rastin te jetonte 1 mije vjet dhe te drejtonte Gjermanine Do te ishte nje enderr e tmerrshme.

Nje tjeter pyetje qe shtron autori eshte A do te ishte zgjatja e madhe e jetes nje dhunim i natyres Ndoshta jo thote ai.

Ne se do te gjenim disa nga sekretet e jetegjatesise se midhjes apo te hidres dhe tia jepnim vetes atehere do te benim gjera te ndryshme nga ato qe bejme sot per te patur nje jete te gjate te lumtur dhe te shendetshme si vaksina e gripit apo ushtrimet fizike.

Autori thote se megjithate ne ende nuk ndeshemi sot me probleme te tilla te veshtira sepse shkencetaret qe perpiqen te na zgjasin jeten ende nuk kane bere ndonje zbulim te madh ne kete fushe.

Te jetosh pergjithmone kjo vazhdon te jete nje enderr objekt i miteve dhe i leteersise dhe shume shkencetare shpresojne te shtojne te pakten 20 apo 30 vjet ne jeten e njerezve. Ata qe jane me optimiste shpresojne te shtojne qindra vjet ndersa skeptiket mendojne se ndoshta ne kemi arritur maksimumin e jetes njerezore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›