Madagaskar: 15 viktima nga cikloni
Të paktën 15 njerëz kanë humbur jetën, nëntë konsiderohen të zhdukur ndërsa 85 persona janë rrezikuar kur cikloni Bingiza kaloi në Madagaskar.
Raportohet se 20 mijë persona kanë mbetur te pastrehë, ndërsa janë shkatërruar 65 mijë hektarë me të mbjella.
Në vitin 2010, 78 persona vdiqën në Madagaskar nga stuhia tropikale Hibert.