E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gordon Brown kërkon rritjen e objektivave për çështjen e klimës



Kryeministri britanik, Gordon Brown, tha se dëshiron që udhëheqësit evropianë të angazhohen për më shumë reduktim të emëtimeve sesa ishte rënë dakord më parë. Brown tha se Bashkimi Evropian duhet të synonte për të ulur emetimet me 30 për qind dhe jo 20 për qind siç është parashikuar deri në vitin 2020.
Reduktime në nivelin 30 për qind, është një propozim që mund të hasë me kundërshtimin e vendeve të Evropës Lindore, të cilat varen nga termocentralet që punojnë me qymyrguri.
Delegatët nga afro 200 vende po diskutojnë për klimën që po zhvillohet në Kopenhagen për arritjen e një marrëveshjeje për t'u përballur me ngrohjen globale.
Një vrojtim i komisionuar nga Shërbimi Botëror i BBC-së sugjeroi se po shtohet shqetësimi i publikut ndaj ngrohjes globale.
Rreth 64 për qind e të anketuarve thanë se e konsideronin atë një problem shumë serioz.
Ndërkohë në dy nga vendet që shkaktojnë ndotjet më të mëdha, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinë, ka rënë shqetësimi për rreziqet e ndryshimit të klimës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›