E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kopenhagë, sot diskutohet reduktimi i emetimeve të gazeve

Por në Kopenhagë vihet re një përplasje gjithnjë e më e madhe ndërmjet vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Vendet e varfra mund të krijojnë pengesa për negociatat nëse nuk bien dakord me propozimet.
     
Dje, përfaqësuesit e G77-ës, që përfshin 131 vende mbi të gjitha ato në zhvillim, ngritën zërin pasi në samit qarkulloi një projektmarrëveshje daneze, që sipas tyre, "i anashkalonte nga përmbajtja, pasi nuk i konsideronte nga përgjegjësia historike dhe për faktin se nuk u përfshinë në diskutime".
     
Në samitin madhor që u hap të hënën në Kopenhagë, ku marrin pjesë 193 vende me 15 mijë delegatë dhe 110 krerë shtetesh dhe qeverish, janë pesë shtyllat kryesore që po diskutohen, ndër të cilat tre po përparojnë kompakte: transferimi i teknologjisë, përshtatja dhe shpyllëzimi.
     
Ndërsa probleme po has ende çështja e reduktimit të emetimeve të CO2-shit dhe çështja e financimeve, që faktikisht duhet të jenë vetëm angazhime afatshkurtër, deri në vitin 2012.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›