E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gordon Koha qe politika te perparoje me reformat

Shtetet e bashkuara te Amerikes pershendesin dhenien fund te bojkotit nga opozita shqiptare. Ndihmes-sekretari amerikan i Shtetit Philip Gordon ne nje raport per rajonin te nenkomisionit te Ceshtjeve te Jashtme te Dhomes se Perfaqesuesve mbi Evropen dhe Euro-Azine ne SHBA thekson se SHBA-ja inkurajon faktin qe opozita e ka perfunduar bojkotin e parlamentit pas procesit te zgjatur per vendosjen e rezultatit te zgjedhjeve per kryetar bashkie ne Tirane. E kemi nxitur qeverine te miratoje rekomandimet e BE-se dhe OSBE-se per reforme si edhe te beje perpjekje realiste dhe te prekshme per te perfshire opoziten dhe per te pranuar kompromisin si pjese e procesit politik. Ne te njejten kohe kemi nxitur opoziten te jete e pergjegjshme dhe e gatshme gje e cila ne nje demokraci te pjekur kerkon pjesemarrje te plote dhe aktive ne parlament - shkruan Gordon ne raportin e tij. Sipas vleresimeve te ketij raporti pas dy vitesh mpirjeje ka ardhur koha qe drejtuesit politike te kapercejne grindjet vetjake dhe te bejne perparim konkret me programin e reformes ose perndryshe do te rrezikojne te humbasin hovin e metejshem. Gordon thote me tej ne raportin per Shqiperine Jemi duke vepruar si partnere me Bashkimin Evropian qeverine shqiptare dhe shoqerine civile per shqyrtimin e 12 reformave me perparesi qe nevojiten per pranimin ne BE - tha ai. Ne raport thuhet se Shqiperia miratoi shpejt reformat e nevojshme per te fituar pranimin ne NATO ne vitin 2009. Qe atehere vazhdon te kete nje angazhim maksimal te saj ne Afganistan duke kontribuar me me shume se 300 trupa ne ISAF.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›