Votimi per kreun e BSH-se rrjedhje votash nga PS-ja

Fullani zgjidhjet me 75 vota. Pro tij Malaj e Blushi. Shalsi abstenon 51 opozitare te tjere votojne kunder propozimit te Qeverise
Ardian Fullani rizgjidhet guvernator i Bankes se Shqiperise me votat e mazhorances dhe dy te opozites. 75 ligjvenes te Kuvendit te Shqiperise ku perfshihen ata te mazhorances qeverisese por dhe Arben Malaj e Ben Blushi kane votuar pro kandidatures se propozuar nga Qeveria dhe te dekretuar nga Presidenti Bamir Topi per kreun e BSH-se. Ne votimin e fshehte te zhvilluar dje mesohet se Malaj dhe Blushi nuk kane zbatuar vendimin e grupit per te qene kunder kesaj kandidature sipas opozites. Ndersa abstenim mesohet te kete qene vota e deputetit socialist Eduart Shalsi.
Votimi
75 vota pro 51 kunder dhe 1 abstenim. Kuvendi emeron Ardian Fullanin Guvernator te Bankes se Shqiperise - deklaroi Topalli ne seancen e djeshme plenare. Edhe pse me votim te fshehte mesohet se Malaj dhe Blushi kane zgjedhur te votojne pro kandidatures se Qeverise duke mos zbatuar urdhrin e Rames. Nderkohe qe gjate debateve ne komisionin e ekonomise opozita ka votuar kunder kesaj kandidature. Me heret kryetari i PS-se Edi Rama kishte deklaruar voten kunder te ligjvenesve socialiste. Rama ka deklaruar se Fullani eshte kandidatura me e gabuar per guvernator dhe ka paralajmeruar se opozita do te votoje kunder Fullanit ne Kuvend. Sipas Rames Fullani ka bere deme te riparueshme gjate mandatit te tij te pare si guvernator dhe per kete arsye nuk do te votohet ne asnje menyre nga ana e opozites.Ne kendveshtrimin e Partise Socialiste nuk eshte kandidature e gabuar eshte kandidatura me e gabuar. Mundesia e nje mandati te dyte per zotin Fullani eshte pamundesi per te riparuar demet e konsiderueshme te mandatit te tij te pare. Per interesin e financave kombetare dhe te popullit shqiptar uroj qe rrjedha e rrezikshme ku kane hyre punet me financat e ketij populli te ndalet nje ore e me pare. E keshtu as Presidenti Topi bashke me votuesit e mundshem ne Kuvend te kesaj kandidature 100 te gabuar te mos kene asnje arsye te pendohen per kete zgjedhje nga menyra si mund te precipitojne gjerat edhe per shkak te drejtimit e politizuar dhe te papergjegjshem te Bankes se Shqiperise. Partia Socialiste do te votoje kunder kesaj kandidature - ka deklaruar kreu i selise roze. Fullani u propozua nga ana e mazhorances por opozita tha se ai eshte nje kandidat politik dhe se e ka politizuar Banken e Shqiperise duke i shkaktuar keshtu nje dem te madh ekonomise shqiptare. Por duket se keto argumente nuk kane gjetur mbeshtetjen edhe te dy ligjvenesve socialiste qe shpesh kane kritikuar liderishipin socialist dhe qendrimet e tij ne lidhje me bashkepunimin ne kuader te reformave integruese.