Hagë, Lubanga dënohet me 14 vjet burg

Komandanti kongolez i luftës Tomas Lubanga Dailo është bërë personi i parë që dënohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.
Gjyqtarët në gjykatën në Hagë të martën e dënuan atë me 14 vjet burg për rekrutimin e fëmijëve në ushtri.
Lubanga, 51 vjeçar u shpall fajtor në muajin mars për krime lufte në mënyrë specifike, për rekrutimin e ushtarëve, edhe 11 vjeç, për ushtrinë e tij rebele në Republikën Demokratike të Kongos në vitet 2002-2003, duke i detyruar ata që të luftojnë dhe të kryejnë krime.
Ky ishte vendimi i parë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, një dekadë pas themelimit të saj.
Gjatë gjyqit, prokurorët paraqitën dëshmi që treguan se si vajzat e reja kanë shërbyer si skllave seksi, ndërsa djemtë janë trajnuar për të luftuar.
Rreth 60 mijë njerëz u vranë në Kongo në një luftë që zgjati pesë vjet.