Gordon Ndarja e Kosoves do te kishte pasoja per tere rajonin

Ndihmes sekretari amerikan i shtetit Philip Gordon i siguroi sot udheheqesit e Kosoves per mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara ndaj sovranitetit te Kosoves duke hedhur poshte cdo mundesi te ndarjes tokesore te saj. Zoti Gordon qendroi sot ne Kosove ne kuader te vizitave ne rajon. Ai tha se Shtetet e Bashkuara jane te perkushtuara ndaj pavaresise dhe integritetit te Kosoves.
Ne ne Shtetet e Bashkuara kemi qene te qarte sa i perket ndarjes. Ne nuk e mbeshtesim jemi kunder saj nuk mendojme se eshte praktike dhe ne interesin e kujtdo qofte. Ndarja do te kishte pasoja dhe do te ishte negative per tere rajonin. Ne kemi qene absolutisht te qarte ne perkushtimin tone per sovranitetin dhe teresine tokesore te Kosoves tha zoti Gordon duke nenvizuar se ka rruge ne boten demokratike per te siguruar se te gjithe qytetaret pavaresisht perkatesise etnike te kene zerin e tyre ne qeveri te drejtat e tyre dhe te jene te sigurt. Ai tha se te gjitha vendet kane pakica etnike dhe ne shumicen e demokracive jane gjetur rruge per te zgjidhur interesat e tyre pa ndryshuar kufijte.
Per te qene absolutisht i qarte rajoni i Ballkanit i bazuar ne ri vizatimin e kufijve perreth cdo grupi etnik do te ishte recete per katastrofe. Ne nuk e mbeshtesim kete dhe eshte me mire qe te sigurohemi se te gjitha qytetaret e Kosoves jane te akomoduar ne demokracine e Kosoves tha zoti Gordon duke i shprehur mbeshtetjen procesit te bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise per zgjidhjen e ceshtjeve teknike te interesit te perbashket. Zoti Gordon tha se ne veriun e Kosoves mbreteron status quo qe duhet te ndryshoje dhe pjese e kesaj situate eshte edhe Beogradi te cilit sic tha ai duhet ti behet e qarte se synimi per integrimin evropian nuk mund te permbushet pa zgjidhje e ceshtjeve te diskutueshme me fqinjet.
Ai tha se Kosova duhet te punoje per tu deshmuar si shoqeri e perkushtuar per te luftuar korrupsionin per forcimin e demokracise se saj dhe sundimin e ligjit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara po diskutojne me Bashkimin Evropian per perfshirjen e tyre ne kuader te grupit punues per hetimin e pretendimeve te ngritura nga i derguari i Keshillit te Evropes Dick Marty mbi perfshirjen e udheheqesve te ish Ushtrise lirimtare ne trafikimin e organeve njerezore. Ai tha se pretendimet e tilla duhet te hetohen dhe te sqarohen ne teresi.
Krimet e luftes kudo qofte jane ceshtje serioze dhe pavaresisht se kush jane viktimat drejtesia duhet te vihet ne vend dhe faktet duhet te zbardhen. Prandaj u bejme thirrje te gjitha vendeve te rajonit qe te bashkepunojne me hetimet tha zoti Gordon.
Nderkaq kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha se institucionet e Kosoves do te bashkepunojne dhe do te mbeshtesin angazhimet per permbylljen e procesit te hetimeve.
Ne nuk kemi asgje per te fshehur dhe eshte ne interesin e Kosoves qe ky proces te permbyllet sa me shpejte qe eshte e mundur. Pra ne kemi besim te plote ne drejtesine dhe do te bashkepunojme shume ngushte me autoritetet nderkombetare te drejtesise. Kosova ka qene eshte dhe mbetet shembull i bashkepunimit me Tribunalin e Hages dhe autoritetet e drejtesise nderkombetare dhe nje gje te tille do ta vazhdojme. Kjo eshte edhe standard yni perkushtim yni dhe agjende e jona tha kryeministri Thaci.
Ndihmes sekretari amerikan Philip Gordon nenshkroi nderkaq nje marreveshje bashkepunimi me vlere prej 9.7 milion dollareve per te mbeshtetur reformen e sistemit arsimor ne Kosove duke e cilesuar kete si nje veprim qe deshmon perkushtimin e Shteteve te Bashkuara ndaj Kosoves. Ai tha se kjo mbeshtetje do te vazhdoje ne te gjitha fushat perfshire edhe pranine ushtarake amerikane duke hedhur poshte pohimet se po shqyrtohet mundesia e terheqjes se trupave amerikane nga Kosova. Ai tha se gjendja ne Kosove ende nuk eshte e tille qe do te mundesonte terheqjen e trupave qe do te vazhdojne te qendrojne ne Kosove me gjithe shtimin e nevojave ushtarake amerikane neper bote.