Gjykimi i Ratko Mlladicit ne Gjykaten e Hages

Ish-komandanti ushtarak serb i Bosnjes Ratko Mlladic eshte nje tjeter i dyshuar per krime lufte qe del perpara Gjykates se Hages. Ndaj tij jane ngritur shume akuza por disa eksperte thone se me e veshtira per tu provuar eshte akuza per gjenocid.
Gjenerali Ratko Mlladic perballet me 11 akuza per veprat penale te gjenocidit krimeve kunder njerezimit dhe krime lufte nga periudha e luftes civile ne Bosnje mes viteve 1992 dhe 1995. Ai se bashku me udheheqesin politik serb te Bosnjes Radova Karaxhic i cili gjithashtu po gjykohet akuzohen se kane urdheruar ate qe konsiderohet si krimi me mizor ne Europe qe nga Lufta e Dyte Boterore masakren ne enklaven e Srebrenices e cila mbrohej nga OKB-ja.
Marko Hoare ekspert per Ballkanitn ne Universitetin Kingston te Londres thote se ushtria serbe e Bosnjes e mori Srebrenicen ne korrik 1995.
Serbet ndane meshkujt nga femrat dhe pleqte dhe i masakruan ata sistematikisht ne perpjekje per te mos i lejuar tu bashkoheshin luftetareve myslimane te Bosnjes. Ata kryen gjenocid per ti hequr qafe meshkuj myslimane. U masakruan edhe myslimane te tjere qe u kapen duke shkuar ne Srebrenice me kolonat e refugjateve. Keshtu ndodhi masakrimi sistematik i tete mije civileve.
David Kej ekspert i se drejtes nderkombetare ne Universitetin e Kalifornise ne Los Anxhelos UCLA thote se Ratko Mlladici i ka duart e lyera me gjak me shume se askush tjeter.
Ai luajti rol kryesor ne rrethimin e Sarajeves qe zgjati 43 muaj nga viti 1992 deri me 1996. Ishte ne krye te rrethimit te Srebrenices dhe masakres qe pasoi ne korrik 1995. Ishte pergjegjes per veprimtarite ushtarake ne vend. Mlladici kishte qene ushtarak karriere ne ushtrine jugosllave dhe pastaj u transferua ne ushtrine serbe te Bosnjes kur ajo u krijua dhe u vu ne krye te saj. Pra ai ishte ushtarak profesionist. Ai i dinte rregullat dhe ligjet e luftes dhe i shkeli ato qarte dhe me dijeni te plote. Ai eshte personi kryesor qe duhet te dale para drejtesise kur behet fjale per luften ne Bosnje.
Zoti Kej thote se nga te gjitha akuzat e ngritura kunder Mlladicit gjenocidi eshte me e veshtira per tu provuar.
shte ajo qe ne juristet e quajme krim me qellim te caktuar. Kjo do te thote se nuk duhet te provosh vetem qe Mlladici ishte pergjegjes per nje krim te caktuar por duhet te provosh se ai ishte pergjegjes dhe e kreu krimin me qellim qe te shkaterronte plotesisht apo pjeserisht komunitetin mysliman te Bosnjes apo komunitetin e Srebrenices. Pra nuk behet fjale vetem per percaktimin e pergjegjesise se tij per krimin por per te provuar se qellimi i tij ishte shkaterrimi i atij grupi.
Ratko Mlladic doli per here te pare para nje gjykatesi me 3 qershor. Ai u arrestua ne Serbi muajin e kaluar pas 15 vitesh arrati.
Ai i bashkohet ish udheheqesit politik serb te Bosnjes Radovan Karaxhic i cili po gjykohet qe nga tetori 2009. Zoti Kaye thote se akuzat kunder Mlladicit jane shume te ngjashme me ato ndaj Karaxhicit.
Ne rrethana ideale Mlladici dhe Karaxhici do te ishin gjykuar se bashku sepse ishin bashkpunetore ne krim ne kuptimin e plote te fjales. Por meqenese gjyqi i Karaxhicit ka kohe qe zhvillohet nuk do te ishte e drejte as per te pandehurin as per gjykatesit dhe as per prokuroret qe ata te detyrohen ta fillojne gjyqin perseri per ti gjykuar se bashku.
Por Marko Hoare mendon ndryshe.
Disa kane thene se gjykimi duhet te jete i perbashket. Kjo eshte e logjikshme meqenese ata ishin bashkpunetore dhe fajtore per te njejtat gjera. Dhe ky do te ishte ndoshta hapi i duhur. Gjykata nuk e ka marre kete vendim por nese do ta beje kete une mendoj se do te ishte vendimi i duhur.
Gjate daljes se pare para gjykates me 3 qershor Mlladici nuk foli shume. Ai i hodhi poshte akuzat kunder tij si te tmerrshme dhe te zmadhuara dhe kerkoi ti jepej me shume kohe per te deklaruar fajesine apo pafajesine e tij. Gjykatesi e pranoi kerkesen dhe i shtyu procedurat per daten 4 korrik.