E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti Evropian kërkon falje për incidentin me flamurin

16-06-2011 / Gazeta 55

Kreu i diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto: Të respektohen institucionet e pavarura


PE sqaron incidentin


Shërbimi i Protokollit të Parlamentit Europian ka kërkuar ndjesë për ngatërresen e flamurit shqiptar, që përfaqësoi vendin tonë gjatë takimit të fundit PE-Shqipëri, në Bruksel.

Përmes një deklarate për mediat, shërbimi i protokollit ka theksuar se një gabim i tillë nuk do të ndodhë më.

“Nuk bëhet fjalë për një fyerje të qëllimshme, por vetëm për një gabim të protokollit të PE. Në emrin tim dhe protokollit kërkojmë ndjesë nga ky gabim I rëndë për flamurin e gabuar”- thuhet në deklaratë.


Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto


Zv/kryeministri dhe njëherësh ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto ka deklaruar se të gjitha palët duhet të respektojnë institucionet e pavarura dhe vendimit të gjykatave për të ecur përpara drejt procesit të integrimit. I pyetur nga gazetarët për kritikat e Bashkimit Europian kundrejt Shqipërisë, Haxhinasto theksoi se palët duhet të respektojnë logjikën e institucioneve të pavarura dhe angazhohen për të plotësuar 12 rekomandimet e KE-së.


“Këto janë thirrje që i bëhen politikës dhe jo Tiranës zyrtare. Ajo që është e rëndësishme është që palët të respektojnë logjikën e institucioneve të pavarura, të plotësojnë detyrimet për 12 prioritet dhe të ecim përpara drejt BE-së dhe të angazhohen edhe për përmirësimin e kodit në të ardhmen”- theksoi Haxhinasto.


Ndërkohë i pyetur edhe për letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës Thorbjorn Jagland drejtuar kryeministrit Berisha, Haxhinasto theksoi se ai i referohet të ardhmes dhe refomës zgjedhore.


“Jagland i referohet të ardhmes dhe kur Shqipëria do të realizojë reformën zgjedhore për të përcaktuar më mirë ligjet duke ofruar eksperiencën e Komisionit të Venecias për ndryshimin e legjislacionit ekzistues. Kjo ofertë i është bërë edhe opozitës që të paraqesë amendimet e kodit dhe ato do të miratohehsin si amendime por ato nuk janë miratuar dhe kjo nuk është për faj të mazhorancës. Komisioni i Venecias do të jetë një pikë referencë për hartimin e legjislacionit në Shqipëri”- tha ai.


Ndërkohë Haxhinasto e cilësoi si gabim njerëzor vendosjen e flamurit shqiptar me yllin me pesë cepa në Parlamentin Europian ndërsa shtoi se është në pritje të një shpjegimi dhe një falje nga protokolli i PE-së që ka organizuar mbledhjen.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›