Gordon: SHBA do të ndihmojë Kosovën

Gordon, shprehu besim se Kosovën do ta njohin më shumë vende dhe se opinioni i shprehur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është një bazë e mirë për këtë.
"Që nga dita e shpalljes së pavarësisë, tha ai, ne vetë e njohëm Kosovën dhe inkurajuam edhe të tjerët të vepronin kështu sepse ne gjithmonë kemi besuar se kjo ishte gjëja e drejtë që duhej bërë për paqen dhe qendrueshmërinë në rajon. shume vende kanë qenë në pritje të opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë sepse atyre iu kërkua nga Serbia që të prisnin. Ne mendojmë se ato vende të cilave iu kërkua të prisnin, tani do të jenë në gjendje ta njohin Kosovën duke patur parasysh se deklarata e pavarësisë është në përputhje me ligjin ndërkombëtar", ka perfunduar zyrtari i larte amerikan.