Testi i stresit, Atebank nuk e kalon

Ishte nje rezultat qe pritej, deklarojne specialistet greke te ekonomise pas publikimit te listet se 91 institucioneve financiare europiane qe moren pjese ne kete test, i cili vleresonte nese bankat jane te afta te mbijetojne ndaj nje shoku ekonomik ne te ardhmen dhe eshte nje perpjekje per te siguruar investitoret lidhur me gjendjen e sektoreve financiare ne Europe.
"Rezultatet erdhen ashtu sic priteshin.Nga ana e Greqise vetem Banka Agrare deshtoi dhe kjo pritej. Kjo banke eshte e ngarkuar me disa pesha te se kaluares", thotë Assilis Vlastarakis, specialist burse.
Atebank e njohur edhe si Banka Agrare eshte nje prej bankave shteterore e cila ka paraqitur nje humbje kapitali prej 242 milion euro dhe Komisioni Europian i kontrollit bankar ka bere verejtje qe brenda dy muajve kjo banke duhet te gjeje menyren per te dale nga kjo gjendje. Per te kaluar testin ishte i nevojshem kalimi i kuotes prej 6%,shifer te cilen e kane permbushur 5 bankat e tjera greke qe morren pjese ne test sic jane Banka Kombetare Greke, ajo e Pireut,Alpha Bank, Eurobank dhe Hellenic Postbank.
"Pjesa tjeter e bankave greke i mbijuetuan testit. Ekziston nje optimizem se tani e tutje gjerat negative kane ngelur pas dhe kjo eshte natyrisht nje shenje pozitive per tregjet, sepse kishte nje skepticizem persa i perket mundesive te bankave greke ne se do t'i kalonin keto teste", tha Vlastarakis.
Ministri grek i Financave ka shprehur kenaqesine e tij per rezulatatin pozitiv te testit ndaj bankave greke duke theksuar se sistemi bankar i Greqise mund te perballoje situate shume me te veshtira se te sotmet, ndersa ka shtuar se qeveria do te aktivizohet edhe me shume ne likuiditetin e tyre per te ndihmuar financimin e bizneseve.