Spanja nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës

Qeveria e Spanjës nuk ndryshon qëndrimin e saj ndaj Kosovës dhe kërkon që Prishtina dhe Beogradi të ulen në dialog.
Deklaratën e ka dhënë pas mbledhjes së qeverisë së Spanjës, zëvendëskryeministrja Marija Teresa Fernandes de la Vega.
Ajo ka theksuar se duhet të arrihet “zgjidhje e konfliktit nëpërmjet dialogut, sepse kjo është e vetmja rrugë e mundshme”.