Gordon do të vizitojë edhe Kosovën

Në Kosovë, Gordon do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë për ta uruar Kosovën për përfundimin e planifikuar të mbikëqyrjes së pavarësisë këtë shtator dhe për të vazhduar inkurajimin e liderëve të Kosovës për të punuar në integrimet evropiane.
Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, po ashtu, do ta vizitoj edhe pjesën veriore të Kosovës, me ç’rast do të takohet me zyrtarët e Forcës së Kosovës, KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja, dhe ata të misionit për sundimin e ligjit të Bashkimit Evropian, EULEKS.
Ndihmës sekretari Filip Gordon, gjatë qëndrimit në Beograd, do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë, për të theksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për krijimin e qeverisë së re të përkushtuar për të punuar drejt së ardhmes evropiane të Serbisë, veçanërisht sa i përketë stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve konstruktive me Kosovën, njofton Departamenti amerikan i shtetit.