‘Amazing Spider-Man’ thyen rekordin e ‘Transformers’

Pas debutimit në kinema, Andrew Garfield në robat e superheroit, u shpërblye duke thyer rekordin e kinemave ditën e martë në SHBA, me 35 millionë dollarë të ardhura.
Para suksesit të aktorit britanik, mbajtësi i mëparshëm i rekordit ishte filmi “Transformers” me 27.9 milionë dollarë, i vendosur po ditën e martë, por në vitin 2007.
Po ashtu si dhjetë vjet më parë, kur në rolin e trilogjisë së njeriut merimangë ishte aktori Tobi Maguire, kritika u tregua dorëlëshuar dhe filmi pati sukses të padiskutueshëm kur vetëm në fundjavën e parë në kinema, grumbulloi 114 milionë dollarë.
Kritika ishte skeptike nëse edhe filmi së bashku me kastin pasardhës të aktorëve do të përsëriste të njëjtin sukses.
Por filmi i fundit, “Amazing Spider-Man”, me Garfield dhe aktoren e “Rrjetit social”, Emma Stone në rolin e Gwen Stacy, ka mbledhur komente nga më të mirat, ashtu si herën e parë. Madje disa shkrimtarë e kategorizojnë edhe më mirë se vetë origjinali.