Gordon në Prishtinë takon presidenten Jahjaga e Thaçin
PRISHTINE- Në vazhdim të turneut ballkanik ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Azinë, Filip Gordon, qëndron sot për vizitë në Kosovë, ku do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të institucioneve të vendit tonë.
Ambasada Amerikane në Prishtinë njoftoi se Gordon do të takohet me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin, Hashim Thaçi.
Gordon dhe kryeministri Thaçi do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi, thelbi i të cilës do të jetë angazhimi i qeverisë amerikane për të ndihmuar institucionet e Kosovës.
Memorandumi ndihmon realizimin e reformave përfshirë decentralizimin dhe përfshirjen e komuniteteve në menaxhimin lokal të shkollave fillore.
Këto objektiva do të realizohen përmes partneritetit mes USAID dhe ministrisë së arsimit të Kosovës.
(s.g/BalkanWeb)