Policia e Kosovës merr kontrollin e kufirit me Maqedoninë
PRISHTINË- KFOR ka njoftuar se brënda javës do t’i transferojë të gjitha kopetecat përkatëse policisë kufitare kosovare në pjesën e Maqedonisë.
Mediat vendase bëjnë me dije se komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Biler të shtunën në një ceremoni zyrtare do të finalizojë procesin e pranim–dorëzimit të kufirit me Maqedoninë nga KFOR-i tek policia kufitare e Kosovës.
Në njoftimin për media thuhet se gjenerali Biler do të jetë i shoqëruar gjatë ceremonisë nga Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe nga kreu i misionit të EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac.
(e.m/ina/BalkanWeb)