Nikoliç: Kosova duhet të ndahet në dy pjesë
PRISHTINE- Korit të zërave për ndarjen e Kosovës i është bashkuar edhe opozita serbe. Propozimi kësaj radhe ka ardhur nga udhëheqësi i nacionalistëve serbë Tomisllav Nikoliç.
Gjatë një interviste në gazetën austriake “die Presse”, Nikoliç ka thënë se Kosova duhet të ndahet në dy pjesë, në pjesën e pavarur dhe në pjesën serbe. Ai ka thënë se nuk mund ta marrë me mend që shqiptarët do të qeverisin ndonjëherë pjesët e banuara me serbë në veri të Kosovës. Në anën tjetër as serbët nuk do të kenë mundësi më, që të qeverisin me pjesët tjera të Kosovës të banuar me shqiptarë si është kryeqyteti Prishtina, citojnë mediat kosovare, Nikoliç.
Udhëheqësi i nacionalistëve serbë ka pranuar se propozimi i tij bie ndesh me Kushtetutën e Serbisë, po ka shtuar se shpreson që propozimi i tij, do ti'i ndihmojë dialogut për këtë çështje.
Deklaratat e udhëheqësit nacionalist serb Tomisllav Nikoliç vijnë pas deklaratave të presidenti Tadiç dhe ministrit të Brendshëm të Serbisë Ivica Daçiq në mediat serbe dhe ndërkombëtare.
(s.g/balkanweb)