E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gordon tur në Ballkan, shmang Shqipërinë

Ndihmës Sekretari amerikan për çështjet evropiane dhe euroaziatike, Philip H. Gordon do të udhëtojë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Kosovë dhe Kroaci në 13-17 qershor për të theksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që ata ndërtojnë shoqëri të zhvilluara, paqësore dhe demokratike në rrugën drejt vendeve të tyre të ligjshme si anëtare të plota të Bashkimit Evropian dhe komunitetit Euro-Atlantik, njoftoi departamenti amerikan i shtetit. I vetmi vend i përjashtuar nga ky tur i Gordon është Shqipëria, e cila tashmë duket se është braktisur nga të gjithë ndërkombëtarët, pas krizës së thellë në të cilën ka hyrë. Shqipërinë e shmangu ditë më parë edhe Hoze Maneul Barroso dhe Katerin Eshton.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›