Shqiptari që mbrojti Millosheviçin
Ai quhet Muharrem Ibraj dhe ka lindur në rrethin e Gjakovës, aty ku Serbia ka bërë disa nga krimet më të tmerrshme të luftës. Por, Muharremi nuk i ka parë. Në vend të kësaj, thotë se krimet i ka bërë UÇK-ja, prandaj ka shkuar në Hagë për ta mbrojtur kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.
RTS sjellin rrëfimin e Ibrajt që është krenar që ka dëshmuar në Hagë në favor të Millosheviçit, dhe këtë e ka bërë pa e fshehur identitetin. Ai jeton tash në Serbi dhe thotë se shqiptarët ia kanë kidnapuar e më pas vrarë djalin, tre vëllezërit dhe 2 nipër, si shenjë hakmarrje.
Shumë njerëz janë detyruar të gënjejnë. Unë nuk kam dashur të tradhtoj Serbinë. Kam lindur në Serbi, në Jugosllavi, dhe e kam thënë të vërtetën, ka pohuar Ibraj, raporton Indeksonline.
Ai ishte pjesë e Policisë së Serbisë dhe tash jeton me një pension diku në Serbi. Thotë se e ka edhe një dëshirë. Dua ta takoj sy më sy Haradinajn dhe tia them të gjitha që i ka bërë. Këtë dua ta bëj, ka thënë me bindje Ibraj.