E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gostivar, vidhen 30 mijë euro stoli

Stoli ari me vlerë mbi 30 mijë euro janë vjedhur nga një shtëpi në fshatin Banjicë e Poshtme të Gostivarit.
Shtëpia u bë shënjestër e hajdutëve, të cilët kishin marrë vesh se banorët e saj gjendeshin me qëndrim të përkohshëm në Itali.

Sipas policisë së Gostivarit, vjedhja ka ndodhur në shtëpinë e F.J. Rasti u denoncua nga ana e pronares së shtëpisë S.J, e cila ka zbuluar mungesën e stolive të arit.

Sipas informacioneve policore, valixhja me stolitë e arit ka munguar në shtëpi që nga 18 janari i këtij viti.

Vlera e stolive të arit supozohet të jetë mbi 30 mijë euro. Valixhja ishte sjellë në shtëpi nga babai i vajzës, i cili kishte sjellur atë pas kthimit nga një vizitë në Itali.  / INA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›