Basha nga SHBA: Hetimi i 21 janarit brenda kornizës ligjore
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i cili ndodhet për vizitë në SHBA, ka deklaruar se hetimi i 21 janarit duhet të jetë brenda kornizës ligjore. Sipas kreut të bashkisë, procesi duhet të bazohet në ligj dhe të ecë në parametrat e shtetit ligjor.
“Mendoj se është shumë e rëndësishme që procesi të eci në parametrat e shtetit ligjor dhe në këtë kuptim çdo aktor duhet të udhëhiqet pikërisht nga ligji dhe nga nevoja për të ekzekutuar brenda kornizës ligjore përgjegjësitë që ka”, deklaroi Basha.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha tha se si kryetar i qytetit më të madh e të rëndësishëm të Shqipërisë, gjithë energjia e tij do të drejtohet drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve të saj.
Kryebashkiaku Basha tha se problemet e Tiranës janë të shumta dhe nuk mund të zgjidhen brenda 24 orësh, por ai shtoi se për zgjidhjen e tyre ai do të tëheqë mendimin e qytetarëve dhe do ta mbajë bashkinë larg politikës.