Gr. B, Nigeri – Koreja e Jugut 2-2

www.albania-sport.com - Ndeshja midis Nigerisë dhe Koresë së Jugut ishte mbushur plot me emocione dhe gola, nga dy për çdo ekip, një takim i mbyllur në barazim 2-2 e që çoi koreanët në fazën tjetër të Botërorit.
Nigeria kaloi në avantazh me Kalu Uçen në minutën e 12-të, goli i tij i dytë në botëror. Koreja e Jugut barazoi 1-1 me Jung-Soo Lee në minutën 38-të me kokë, ndërkohë që Chu-Young Park kaloi në avantazh koreanët në të 49’ më një supergjuajtje nga goditja e lirë. Aiyegbeni Yakubu barazoi me penallti për nigerianët më minutën e 69-të.
Në fazën me eliminim direkt, Argjentina do të përballet me Meksikën e vendit të dytë në grupin B, ndërsa Koreja e vendit të dytë në grupin B do të përballet me Uruguain e vendit të parë në grupin A.
RAUNDI I NJË TË TETAVE
Argjentinë-Meksikë
Uruguai-Koreja e Jugut
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 22 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili