Gr. B, Greqia – Argjentina 0-2

www.albania-sport.com - Argjentina dhuroi spektaklin e radhës në Botëror duke mundur Greqinë, duke fituar 2-0 me gola të Martin Demikelisit dhe Martin Palermos, duke koleksionuar fitoren e tretë në po aq ndeshje, 9 pikë të plota, dhe duke nxjerrë jashtë Botërorit të Afrikës së Jugut, Greqinë, që shpresonte në një bamirësi të formacionit të Diego Armando Maradonës. Greqia dhe Nigeria iu bashkuan Afrikës së Jugut dhe Francës.
Argjentina sulmoi gjatë gjithë kohës, por gjeti një mbrojtje të ngjeshur të Greqisë. Diego Milito nuk arriti të lerë gjurmën e tij, pavarësisht se sulmuesi i Interit pati disa raste. Golin e parë për Argjentinën e shënoi Martin Demikelis në minutën e 77-të.
Lionel Mesi edhe pse nuk ka shënuar ende në këtë botëror, ndihmoi skuadrën e tij teksa goditi fuqishëm shtyllën disa minuta përpara përfundimit të ndeshjes.
Veterani argjentinas, Martin Palermo, njeriu që e çoi vendin e tij në Afrikën e Jugut shënoi minutën e 88-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar. Argjentina shfaqet kështu si fuqia më e madhe futbollistike deri tani në këtë botëror.
RAUNDI I NJË TË TETAVE
Argjentinë-Meksikë
Uruguai-Koreja e Jugut
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 22 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili