E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gr. D, Gjermani – Serbi 0-1

WORLD CUP 2010 - Gjermania i komplikoi pak mundësitë për të kapur vendin e parë në grupin D pas humbjes 1-0 me Serbinë (gol i Milan Jovanoviçit, asist i Ivanoviçit).

Në fakt nuk ishte dita e Gjermanisë: largimi me karton të kuq i sulmuesit Mirolsav Kloze (36’, pas dy të verdhave), një shtyllë e Khedirës në minutën e 45-të dhe një penallti e ezkekutuar keq nga Podolski në minutën e 60-të (priti Stojkoviç), ishin edhe sinjalet më të qarta “Nationalmanschaft” i Johakim Lëvit ishte i pafuqishëm pas fitores bindëse 4-0 ndaj Australisë.

Serbia nga ana saj goditi shtyllën dhe ishte shumë herë pranë dyfishimit të rezultatit.

Të shtunën, Gana (3 pikë), e cila nga ana e saj mundi 1-0 Serbinë, do të luajë me Australinë (0 pikë)

13.06 20:30 Gjermania-Australia 4-0
13.06 16:00 Serbia-Gana 0-1
18.06 13:30 Gjermania-Serbia 0-1
19.06 16:00 Gana-Australia
23.06 20:30 Gana-Gjermania
23.06 20:30 Australia-Serbia

RENDITJA
1. Gjermania 2 1 0 1 4-1 3
2. Serbia 2 1 0 1 1-1 3
3. Gana 1 1 0 0 1-0 3
4. Australia 1 0 0 1 0-4 0

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 18 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›