Zhgënjen Anglia

Njëra nga skuadrat pretendente për ta fituar Kampionatin botëror, Anglia ka zhgënjyer me paraqitjen e saj edhe në ndeshjen e dytë të Grupit C. Anglezët nuk arritën më shumë se një barazim përballë Algjerisë (0:0).
Në pjesën e parë skuadra e Algjerisë ka luajtur një lojë të hapur, edhe pse përballë kishte Anglinë, madje edhe posedimi i topit ishte në anën e tyre. Të dy skuadrat patën rast të kalojnë në epërsi por nuk gjetën rrugën deri te goli.
Edhe në pjesën e dytë futbollistët algjerian zhvilluar një lojë të bukur duke i sjellë telashe anglezëve, të cilët assesi nuk arrinin t’i bënin presion kësaj skuadre modeste.
Anglezët edhe algjerianët provuan nga të gjitha pozitat që ta gjejnë rrugën deri te goli i epërsisë mirëpo kjo nuk ndodhi. Sikurse në ndeshjen e parë kundër Amerikës, edhe në këtë përballje sulmuesi i Manchester Cityt, Wayne Rooney, ishte nën hije duke mos e rrezikuar asnjëherë portën e Algjerisë.
Me këtë barazim Anglia e Fabio Capellos, rrezikon ta përfundoj Botërorin 2010 para kohe. Anglezëve u duhet gjithsesi fitorja përballë Sllovenisë për ta kaluar grupin.
Grupi C
Sllovenia – SHBA 2:2
Anglia – Algjeria 0:0
Tabela
Sllovenia 2 4
SHBA 2 2
Anglia 2 2
Algjeria 2 1