E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabisin kosovarin në plazh, tre në pranga

DURRËS- Tre persona janë ndaluar nga policia pas kallëzimit të një pushuesi kosovar në Durrës. Sipas policisë ka qenë shtetasi Elsudin Buduri, që ka denoncuar në komisariat se tre të rinj i kishin marrë me dhunë kartën e bankës dhe i kishin tërhequr një sasi eurosh nga llogaria e tij bankare.
Pas verifikimit, policia ka ndaluar te të rinj, të padënuar më parë, të cilët më pas u la të ndiqen në gjendje të lirë.
"Në hetim janë shtetasit Ornel H, Edison S. dhe Andi K."- thonë burimet policore.
Materialet proceduriale në ngarkim të këtyre shtetasve do t'i kalojnë Prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Vjedhjes kryer në bashkëpunim".



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›