Hasimja: Rama po devijon vëmendjen për të mos u përballur me dorëheqjen

Politologu, Ermal Hasimja, i ftuar në Ora News, vlerësoi se akuzat e Ramës ndaj KQZ-së dhe kërcënimi për mosnjohje të zgjedhjeve nga ana e tij, janë një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen për fatin e tij në krye të selisë rozë. "Rama për momentin nuk mendon largim nga PS-ja, të paktën këtë nuk e ka thënë asnjëherë publikisht. Rama në fakt ka shqetësim më të madh të ardhmen e tij në krye të PS-së. Mënyra më e mirë për të shmangur këtë problem është shtrimi i problematikës në një drejtim tjetër", pohoi Hasimja. Politologu theksoi se mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së ishte e domosdoshme, pasi elektorati kërkon të dijë fatin e kësaj partie dhe liderit të saj. "Ka padurim nga elektorati për të ditur fatin e PS-së dhe Ramës ndaj është e nevojshme të maten forcat, të bëhet një bilanc dhe balancë e brendshme, ndaj Asmableja është e domosdoshme", tha ai.
Sipas politologut Hasimja në PS nuk ka një shpresë të madhe pasi në këtë seli ka betejë personale dhe jo dëshirë për të përfaqësuar njerëzit.
Koalicioni PD-LSI, sipa Hasimjes, është në vazhdën e strategjive politike të panatyrshme që ndodhin në Shqipëri. Në vendin tonë, sipas tij, janë zhdukur ideologjitë ndaj nuk ka kuptim për sulm të partive. "LSI nuk mund të akuzohet për tradhti ndaj të majtës, kur PS-ja vetë bëri ç'është e mundur për ta hequr qafe", përfundoi Hasimja.