Grabisin nje agjenci valutore dy autoret moren 10 mije euro dhe u larguan

Dy persona të maskuar me kokore motorësh kanë grabitur një pikë të këmbimit valuator në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bajram Curri”, në një pikë të këmbimit valuator e cila ndodhej midis pallateve “1 Maji” dhe rrugës “Sami Frashëri”.
Njëri prej autorëve ka qëndruar në hyrjen e pikës, ndërsa tjetri nën kërcënimin e një pistolete i ka marrë paratë e sportelit punonjëses.
Autorët janë larguar më pas me një motor në drejtim të zonës së ish-Bllokut.
Sipas policisë, shuma e grabitur kap vlerën e rreth 10 mijë eurove.
Policia nisi hetimin për zbulimin e autorëve me marrjen e përshkrimeve nga dëshmitarë të ngjarjes, por edhe me shoqërimin e kontigjentëve të policisë me tendencë kryerjen e ngjarjeve të tilla kriminale, të cilët banojnë apo janë parë pranë vendit të ngjarjes.
Burimet policore thanë se kamera e vetme që ndodhej në pikën e këmbimit valutor nuk ofronte ndonjë siguri të madhe në kushtet që mungonte xhami antiplumb, i cili mund të mbronte punonjësen nga sulmet grabitëse.