Numri 3 i botes ne tenis Roxher Federer gatitet per Masterin e Madridit
Numri 3 i botës në tenis, Roxher Federer, deklaroi se ndihej në formë dhe do ta tregonte diçka të tillë në turneun e radhës “Madrid Open”, ku synon të marrë revanshin për eliminimin e parakohëshën më “Montekarlo Masters”.
Zviceriani u mund në çerekfinalet e turneut të zhvilluar në Principatën franceze dhe e sheh veten prapa Rafael Nadalit dhe Novak Dxhokoviçit në renditjen e tenisit botëror. Pikërisht serbi i ka marrë Federerit vendin e dytë. Dxhokoviç nuk ka humbur asnjë nga 27 ndeshjet e fundit që ka luajtur.
“Unë mendoj se do të jetë e këndshme ta shohim Dxhokoviçin të bëj një hap tjetër, më të madh se aktuali që i ka dhënë vendin e dytë në renditjen. Nuk e di sa turne të tjerë do t’i duhet për të synuar arritjen e Nadalit, por më vjen mirë që veç meje dhe Rafës është edhe dikush tjetër që synon majën e tenisit botëror. Personalisht ndihem mirë dhe po arrij formën ideale. Shkoj me besim në Madrid dhe viti 2011 do të jetë shumë i luftuar në tenis”
Federer do të luaj në ndeshjen e parë të turneut spanjoll me belgun Oliver Rush, i cili mposhti afrikano-jugorin Kevin Anderson në raundin paraeliminatore. “Masteri i Madridit” konsiderohet si një nga turnetë më të rëndësishëm në tenisin botëror, pas katër “Grand Slemeve”.