Kosove Konfirmohet akuza ndaj pese personave te perfshire ne trafikim organesh

Nje gjykate ne Prishtine e mbikeyqyrur nga Misioni i Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit konfirmoi akuzen ndaj pese personave te perfshire ne rastin e njohur si Medicus qe ka te beje me perfshirje ne trafikim te organeve njerezore.
Nje trup i perbere nga dy gjykates te EULEX-it dhe nje vendas ka konfirmuar se te pandehurit do te perballen me akuza te trafikimit te personave me qellim te heqjes se organeve te krimit te organizuar ushtrimit te paligjshem te veprimtarive mjekesore dhe shperdorimit te pozites zyrtare.
Dy te akuzuar te tjere ndodhen ne arrati.
Sipas akuzes se paraqitur vitin e kaluar nga prokuroret e EULEX-it te akuzuarit kane qene te perfshire ne rekrutimin e 20 shtetasve te huaj nga Moldavia Kazakistani Rusia dhe Turqia te cileve pretendohet se u ishin premtuar nga 20 mije dollare per dhurimin e veshkave ndersa marresve te organeve u ishte kerkuar qe te paguanin nga 80 mije deri ne 100 mije dollare.
Akuzat per trafikimin e organeve kane te bejne me zhvillimet ne nje klinike private ne Prishtine ne vitin 2008. Nje transplantim i paligjshem i nje veshke qe ishte kryer ne ate klinike private ate vit kishte cuar ne arrestimin e tre udheheqesve te asaj klinike si dhe ne pezullimin nga puna te nje zyrtari te Ministrise se Shendetesise.
Hetimet e policise atebote kishin zbuluar se nje shtetas turk kishte dhuruar nje veshke e cila ishte pranuar nga nje shtetas izraelit. Me pas te arrestuarit ishin liruar ndersa hetimet kishin vazhduar nga EULEX-i.
Ligjet ne Kosove ndalojne cdo veprimtari te transplantimit te organeve neper klinikat private.