Grabisnin pjesë makinash, kapen 7 adoleshentë

Dy komisariatet e policisë së Tiranë, ai Nr. 2 dhe 3, arrestuan shtetasit K.M, 17-vjeç, - F.G, 17-vjeç, E.H, 16-vjeç, si dhe G.H, 17-vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë rreth 03.00, në Rrugën e Kavajës, pranë qendrës “Globe”, duke vjedhur sensoret e automjetit tip “Benz”, ngjyrë e zezë. Si dhe u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale të “Përvetësim dhe tjetërsim të sendeve të vjedhura” dhe “ Moskallëzim krimi”, shtetasit K.K, 16-vjeç, H.L, 16-vjeç, si dhe Marvil Potka, 24 vjeç, banues në Unazë të Re.
Nga tërësia e veprimeve procedurale e hetimore ka rezultuar se shtetasit e mësipërm të arrestuar janë autorë edhe dy vjedhjeve të tjera, duke marrë pjesë të automjeteve. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 12 palë sensorë të gjatë për automjete tip “Mercedes Benz”, 5 kaçavida, një prozhektor nate, dy palë dorashka të gomuara, si dhe disa çelësa të ndryshëm. /Start/
2012-05-29 14:27