Bashkëpunim me Italinë për transplantet

"Ne kemi ambicien për të ecur shpejt në këtë fushë, pas miratimit të ligjit për transplantet, ku mekanizmat themelore ekzistojnë në ligj, qoftë për mënyrën e organizimit dhe të administrimit të këtij procesi, qoftë dhe për elementet teknikë për të pasur proces të koordinuar dhe shumë special”, tha ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili një konferencë të përbashkët për shtyp me Drejtorin e Qendrës Kombëtare të Transplanteve të Italisë, Dr. Alessandro Nanni Costa.
Sipas tij, “institucionalizimi i këtij bashkëpunimi hap rrugën për perfeksionimin e mekanizmave tona, por dhe formimit të grupit të ekipit të transplanteven që mundëson zgjidhjen e këtij problemi dhe u jep përgjigje kërkesave jetike të pacientëve që kanë nevojë për ndërhyrje të tilla". Vasili tha se prioritar mbetet transplanti i veshkave dhe në vitet që pasojnë, duke formuluar ambicje të tjera të mëdha. Vasili vuri në dukje ngritjen e mekanizmave të tilla si Task Force bilaterale, konsolidimi i ekipeve në QSUT dhe perfeksionimi në Romë, bërja pjesë në rrjetin mesdhetar të transplantit, si dhe puna në pikëpamje etike për të pasur donacione, janë hapësira të reja për ta drejtuar në 360 gradë problemin dhe për të patur përgjigje të shpejta, konstante dhe proces gjithëvjetor.
Dr. Costa tha se “objektivi i palës italiane është të ndihmojnë të ndërtohen struktura me element profesionalë sipas standardeve tona”. “Kërkojmë të transferojmë elementët e eksperiencës sonë në këtë kontekst dhe të krijojmë struktura me mjekë të formuar”, tha Dr. Costa, që u shpreh i kënaqur me këtë marrëveshje dypalëshe për të forcuar dhe transplantin midis donatorëve të vdekur dhe të gjallë. /Start/
2012-05-29 14:33