Kinemaja e Lazaratit shfaqet në Komisionin e Ligjeve
Tiranë- Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ishte ftuar nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve për të raportuar mbi plotësimin e kritereve të integrimit që lidhen me rendin dhe sigurinë kombëtare.
Ndërsa Nishani ka nisur të flasë për suksesin në asgjësimin e bandave kriminale dhe sasinë e drogës së ndaluar, deputetët e opozitës akuzuan se në disa rajone situata është sërish e rrezikshme dhe thuajse jashtë kontrollit.
Deputeti Taulant Balla iu referua një videoje të dy turistëve holandezë, të cilët gjatë udhëtimit nëpër Shqipëri kanë ndaluar edhe në Lazarat, në fshatin që prej vitesh është bërë kryeqyteti i kultivimit të drogës në Shqipëri. Ata kanë filmuar me kamera amatore ose telefona celulare parcelat e mbjella me cannabis në çdo oborr shtëpie.
Deputetet kërkuan llogari se përse policia nuk ka ndërhyrë për t’i asgjësuar këto parcela. Por ministri i Brendshëm i cilësoi ato si manipulime filmike të cilat opozita po i përdor për arsye politike. Pjesë e debateve në këtë raportim ishte edhe ish-drejtori i policies së Dibrës Shemsi Premci, i cili pasi dhë dorëheqjen nga policia ka lëshuar një valë akuzash ndaj zyrtarëve më të lartë të policisë së shtetit për lidhje me krimin e organizuar. Nishani këto i quajti thjeshtë thashetheme policësh.