E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiste banka, arrestohet futbollisti shqiptar

“Shkonte në stërvitje i ngarkuar me mijëra euro nga bankat që vidhte”. Kështu shkruajnë gazeta greke “Proto Thema” dhe “Ethnos” për një futbollist 21-vjecar shqiptar, tashmë të arrestuar, Sipas gazetarit Manoli Vaja, futbollisti shqiptar i skuadrës së Evias së Megalopolisit, kreu i një bande vjedhësish kishte mundur të grabiste përmes kërcënimeve me armë një shumë që shkonte deri në 250 mijë euro.

Banda kishte vjedhur nga muaji korrik i vitit të kaluar e deri në janar dëgë të bankës “Agrotiki” në Kalamata, Petalidhi, Mesinias, Korinthjo, Amarintho Evis dee Zografu të Atikit, si dhe në degët e bankave të “Emporiki” në Kallamata dhe Ksikokastro.

Shenjat e gishtrinjve që la futbollisti dhe një 17-vjecar cuan dhe në arrestimin e tyre. Në momentin që u arrestua futbollisti (ende pa emër të publikuar) qëlloi me pistoletë policinë në bulevardin “Leoforo Athinon”. Në shtëpinë e futbollistit në Haidhari u gjet edhe një pistoletë tjetër.

E Premte, 09 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›