Gruaja dënohet me 2 vite burg në Rusi, vandalizoi varrin e prindërve të Putinit dhe u kërkoi "ta merrnin me vete"
Një grua 60-vjeçare është dënuar me dy vite burg me kusht, pasi vandalizoi varrin e prindërve të presidentit rus, Vladimir Putin.
"Vdekje Putinit, ju rritët një fanatik dhe një vrasës", thuhej në shënimin që gruaja kishte lënë te varri, duke u kërkuar prindërve të ndjerë "ta merrnin atë me vete." Sipas faqes së lajmeve SOTA, gruaja në fjalë, Irina Tsybaneva nuk po planifikon të apelojë vendimin.
Ajo u shpreh se shënimin e shkroi pasi kishte parë lajmet për luftën në Ukrainë. Sipas medies, Mediazona, Tsybayeva tha se "kuptoi se gjithçka është shumë e frikshme, gjithçka është shumë e trishtueshme dhe ka shumë të vdekur."
Raportimet e medieve në Rusi shkruajnë se prokurorët kishin kërkuar që Irina Tsybayeva të dënohej me 3 vite lirim me kusht. Ajo u akuzua për "përdhosjen" e varrit të prindërve të Putin, në Shën Petersburg.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
