E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabit 1 dollar për tu kuruar nga kanceri

NORTH CAROLINA - Një shtetas Amerikan ka hyrë sot në bankën Gastonia, N.C. në North Carolina dhe i ka dorzuar punonjëses së sportelit një shënim ku shkruante: “Kjo është një grabitje, ju lutem më jepni vetëm një dollar”. Pas marrjes së dollarit grabitësi me shumë mirsjellje i kërkoi sportelistes të thërriste policinë.

Grabitësi James Verone, një 59 vjecarë i papunë me probleme shëndetsore, i ka treguar policisë se nuk mundë të paguante shpenzimet spitalore për kurimin e një mase në gjoks dhe frakturën e diskut në këmbën e majtë.

Mungesa e një sigurimi shëndetësor i bente edhe me të kushtueshme shpenzimet spitalore. Kështu që për të përfituar një sigurim shëndetësor duhet të përfundonte në burg, ku shteti ofron një mbulim të plot të shpenzimeve mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në North Carolina, ku përqindja e papunësisë arrin në 9.7% dhe shpenzimet mjekësore për ata që nuk kanë një sigurim të mirë shëndetësor janë të pa përballueshme.

Verone është një provë mesë e qartë e problemeve në sistemin e shëndetësisë Amerikane, ku mbi 50 milion qytetarë janë të pa siguruar. Ka laluar më tepër se një vit që kur presidenti Obama firmosi kartën e reformave në sistemin e shëndetësisë, për tu dhënë mundësinë shtetasve Amerikan të kenë një mbulim shëndetësor, por akoma nuk ka ndryshuar gjë dhe numri i të pa siguruarve mbetet i njëjtë me atë të një viti më parë.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›