Grabiten 20 mln Lekë në kamion, pranga dy të rinjve, një tjetër në kërkim
Elbasan- Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit si të dyshuar për vjedhje dhe një person i tretë është shpallur në kërkim.
Policia tha se ka arrestuar 28-vjeçarin Ledio Muçollari, 22-vjeçarin Andi Çibaku.
Sipas të dhënave të policisë të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur me forcë në kamionin me targa DR 8727 E, i cili ndodhej i parkuar në afërsi të lokalit Gjahtari Lb20 milionë Lekë të vjetra.
Grabitja ka ndodhur në aksion Elbasan-Librazhd në orët e para të mëngjesit të sotëm.