E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitën 900 euro dhe 4 telefona në një banesë në Tiranë, dy në pranga, një në kërkim

Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur në mesnatën e 23 qershorit 2026, në një banesë në rrugën “Gjon Buzuku”, ku tre persona dyshohet se kanë kanosur me thikë poseduesit e banesës dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash dhe katër celularë.

Në zonën e “Alliasit” u arrestuan dy bashkautorët e dyshuar: E. S., 20 vjeç dhe K. K., 19 vjeç. U shpall në kërkim një tjetër i dyshuar, Xh. T., 21 vjeç.

Dyshohet se autorët kanë kanosur me mjete prerëse dy banorët e shtëpisë për të realizuar grabitjen. Policia po punon për kapjen e 21-vjeçarit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale, pasi ka indicie se të rinjtë mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh.

Gjatë operacionit u sekuestruan 900 euro dhe katër celularë, të dyshuar si të vjedhur.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›