E Diel, 1 Nëntor 2026

Tri net kinemaje në sheshin “Skënderbej” në Kukës, organizatorët njoftojnë rikthimin në qytet gjatë sezonit dimëror

 Pas tre netësh me filma, muzikë dhe aktivitete artistike, “Open Cinema” mbylli natën e tretë në qytetin e Kukësit. Sheshi “Skënderbej” u kthye në një hapësirë argëtimi për qytetarët e të gjitha moshave, të cilët ndoqën shfaqjet filmike dhe performancat artistike të organizuara në kuadër të kinemasë shëtitëse. Në natën e tretë dhe të fundit, atmosfera u gjallërua nga interpretimet e këngëtareve Kristina Ndoja dhe Eranda Libohova, të cilat sollën emocione dhe duartrokitje nga publiku i pranishëm.

Producenti i “Open Cinema”, Skënder Jaçe, falënderoi publikun kuksian për mikpritjen dhe pjesëmarrjen gjatë tri netëve të aktivitetit.

Aktiviteti “Open Cinema”, i cili këtë vit shënon edhe 10-vjetorin e krijimit, vijon të sjellë kinemanë dhe artin pranë komuniteteve në mbarë vendin, duke e bërë Kukësin një nga ndalesat e rëndësishme të këtij rrugëtimi kulturor. 

Gazetare: Irda Bajraktari

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›