Grabiten bashkefshatarin, 2 ne pranga
Diber - Policia e Peshkopise ka vene ne pranga dy banore te fshatit Maqellare te rrethit te Dibres, nen akuzen e "vjedhjes me dhune". Sadri Xhili, 40 vjec dhe Astrit Agolli, 42 vjec, jane kapur ne oret e para te mengjesit te djeshem. Ata akuzohen se mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, i kane zene prite bashkefshatarit te tyre, Gani Demiri, e kane rrezuar pertoke, duke e goditur me sende te forta dhe i kane marre nje sasi parash dhe sendesh te cmuara qe kishte me vete. Viktima ka mbetur pertoke pa ndjenja per disa ore. Kur eshte permendur ka njoftuar policine. Nderkohe, dy te ndaluarit mesohet se kane deklaruar ne polici se "kane qene te dehur dhe nuk mbajne mend asgje".
A.B
A.B