Grabiten dhe rrihen barbarisht dy turistë çekë në Dibër
Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë pasdites së sotme, teksa dy turistë çekë janë rrahur barbarisht dhe më pas grabitur, nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kalanë e Dodës të Dibrës, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe forcat speciale RENEA.
Ngjarja e rëndë ndodh në kulmin e sezonit turistik, ndërsa nuk është e vetmja, pasi vetëm pak ditë më parë, pushuesit në Sarandë u terrorizuan nga gjuajtjet me plumba, ku dy punonjëe të pastrim-gjelbërimit mbetën të plagosura.