Tani edhe Apple ka më shumë para cash se qeveria amerikane
Kompania e njohur Apple tani ka më shumë para cash se qeveria amerikane.
Të dhënat e fundit nga Departamenti Amerikan i Thesarit tregojnë se vendi ka një balancë në cash prej 73.7 miliard dollarë.
Kurse Apple ka një rezervë financiare prej 76.4 miliard dollarë.
Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë një ligj për të rritur kufirin e borxhit, çka do lejonte marrjen e më shumë parave borxh për të mbuluar shpenzimet. Në rast se dështon miratimi, qeveria federale rrezikon të bjerë në një krizë dhe të humbasë vlerësimin AAA për aftësitë borxhshlyese.
Shtetet e Bashkuara aktualisht shpenzojnë rreth 200 miliard dollarë më shumë sesa mbledhin çdo muaj.