E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitën filialin e transferimit të parave, prangosen

FUSHË-ARRËZ- Dy të rinj nga Fushë Arrëzi u arrestuan si autorë të grabitjes me maska të një filiali të transferimit të parave në këtë qytet.
Sipas policisë autorë janë 19 vjeçari L. K dhe 17-vjeçari M.N, të cilët nën kërcënimin e thikës dhe të maskuar kanë marrë nga sporteli 150 euro dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Policia e njoftuar për këtë grabitje është vënë në lëvizje dhe ka bërë të mundur identifikimin e më pas edhe ndalimin e tyre. Gjatë kontrollit në banesë u gjet edhe shuma e vjedhur.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›