E Shtunë, 31 Tetor 2026

E përplas treni, rëndë një 16-vjeçar

TIRANË- Një 16-vjeçar është në rrezik për jetën, pasi është marrë përpara nga treni, teksa ka qenë duke kaluar shinat. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, në hyrje të qytezës së Kamzës, rreth 10 kilometra në perëndim të Tiranës.
Sipas policisë, 16-vjeçari Genc Skrashi, nga fshati Paskuqan i rrethit të Tiranës po kalonte mbi shina, pa vënë re afrimin me shpejtësi të trenit të linjës.
Adoleshenti i dëmtuar rëndë u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës dhe sipas drejtorit të këtij spitali, Bedri Mihaj, "ai ndodhet në gjendje kritike për jetën".



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›